5 Korrik, 2022

“Jam djali i Sali Lushës o të q*** robt, ky më ka prekur familjen”/ Dalin pamjet e plota të sherrit dhe dhunës së ushtruar ndaj reperit BMT nga grupi i Stresit


Këto janë pamjet e momenteve të dhunës së ushtruar ndaj ish-anëtarit të grupit TBA, BMT, Arben Simonit.

Stresi sherri BNT

Mësohet se i riu është dhunuar nga disa djem që janë anëtarë të grupit të afërt me reperin Arkimed Lushaj, apo siç njihet ndryshe Stresi.

Siç shihet nga këto pamje, reperi ndodhet brenda një makine, kur disa djem i gjuajnë automjetin me shkop bejsbolli dhe godasin Arben Simonin pa ndalim.
Ata dëgjohen teksa përdorim dhe fjalë fyese. Ndërkohë, BMT, që sheh se e gjithë skena po filmohete, fsheh fytyrën për të mos u kapur nga kamera.

Jam djali i Sali Lushës, ky më ka prekur familjen, nuk kam gjë me ty. Ore shif ktu ktheje kokën, ky më ka ra në qafë më ka prek familjen” – dëgjohet të thotë në një moment Stresi, teksa i kërkon BMT që të ngrejë kokën dhe ai thotë “nuk flas”, e më pas rënkon nga të gjuajturat.

© Panoramaplus.al