19 Gusht, 2022

“Jam 16 vjeç”/ Greta Koçi publikon videon ‘funny’ me batutën e saj të famshme


Greta Koçi ështënjë ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Që në fillimet e karrierës së saj dhe deri vonë artistja ka përdorur batutën e njohur për moshën e saj “Jam 16 vjeç”.

Së fundmi këngëtarja e ka rikthyer edhe njëherë këtë batutë, ku ka postuar në llogarinë e saj në ‘TikTok’ një video funny. Greta dëgjohet në sfond duke thënë:

“Moj ti çupë sa vjeçe je? Unë jam Greta Koçi moj, 16 vjeçe jam unë.”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GRETA KOCI (@gretakoci1)

Këngëtarja Greta Koçi gjatë një interviste televizive ka pohuar se tashmë është martuar dhe ka një jetë të re në Vjenë. Ajo tha se është shumë e lumtur, dhe se bashkëshorti i saj është me origjinë shqiptare.

“Është zyrtare që unë po jetoj në Vjenë, por e kam zyrtarizuar dhe çështjen e zemrës. Unë jam martuar tashmë dhe jetoj së bashku me bashkëshortin tim në Austri. Më duket sikur po marr frymë më lirisht.Është një fazë që po jetoj dhe jam jashtëzakonisht shumë e lumtur. Djali e bën jetën e vetë këtu, por më origjinë është shqiptar”, shprehu këngëtarja në një intervistë në “Abc News”.

Megjithatë, ajo pohoi se nuk ka pasur një ceremoni martesore, ndërsa nëse flitet për një bebe është gjithmonë i mirëpritur. Pas 19 këtij lajmi, shumë pikëpyetje vijnë në mendje në lidhje me ceremoninë martesore, ku Greta shprehu se: “Kjo dëshiroj të ngelet personale, por janë kryer të gjitha adetet edhe familjare edhe zyrtare”.

Ndërkohë, në fjalën e saj këngëtarja ka konfirmuar se ende nuk e ka kryer dasmën dhe se është e gatshme gjithashtu të mirëpres fëmijën e saj të parë. “Është normale, kur vjen një moshë dhe konsolidon familjen, kjo është pyetja. Por kjo gjë nuk ka parashikim. Gjersa unë jam e martuar, ajo është pjesë e planit, dhe madje e afërt. Kurdo që të vijë është e mirëpritur”, tha këngëtarja, duke u çuar në këmbë dhe duke zbuluar barkun me humor për të vërtetuar se nuk është shtatzënë. Por tashmë, me planet për t’u rikthyer në muzikë, duket se planet për një bebe duhet të presin edhe pak kohë.

 

© Panoramaplus.al