Milarderja më e re në botë, Kylie Jenner 48 orë më parë festoi 25-vjetorin e lindjes.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashian, ndryshe nga vitet e tjera këtë vit zgjodhi të organizonte një festë më të mbledhur, më private. Me anë të një videoje në TikTok nëna e dy fëmijëve tashmë , tregoi jahtin luksoz ku e prisnin miqtë e ngushtë dhe familjarët e saj.
As fishekzjarret dhe alkooli nuk munguan në këtë organizim miliarderësh.
Pika më kulminante gjatë videos ishte hapja e dhuratës së nënës së saj Kris Jenner. Kjo e fundit i dhuroi Kyliet një çantë të kushtueshme të markës “Hermes” e cila kap vlerën e 100 mijë dollarve.
Nëse mendoni se një dhuratë e tillë nuk do i tërhiqte vëmendjen një personi që paraktikisht ka gjithçka, gaboheni. Pronarja e “Kylie Cosmetics” mbeti e habitur teksa hapi kutinë , dhe pa modelin e veçantë të çantës.

Kujtojmë që Kylie e nisi 25-vjetorin me një vakt të qetë në mëngjes e rrethuar nga familja e saj.
“Është ditëlindja ime,” shkroi ylli i ”Keeping Up With the Kardashians” në një video në TikTok, ku shfaqeshin motrat e saj Kim Kardashian dhe Kendall Jenner, si dhe vajza e saj 4-vjeçare, Stormi. Kylie gjithashtu ftoi disa miq në mëngjes, teksa tregoi tryezën me ëmbëlsira dhe fruta.




