1 Nëntor, 2018

Ja si e festonin “Halloween”-in dikur Nora dhe Tuna, sot kunatat nuk flasin me gojë (FOTO)


Janë kunata, por marrëdhënia mes dy këngëtareve të njohur Tuna Sejdit dhe Nora Istrefit ka disa kohë që nuk është e mirë.

Bashkëshorti i Norës, këngëtari Robert Berisha tha gjatë një interviste se nuk do ta shikojë me sy kunatën e tij, Tunën, edhe pse për vëllain dhe nipin e tij jepte jetën.

Ndërkohë pak ditë më parë Patrisi tha te “Xing me Ermalin”: “Vllau e ka vendin e vet, gruaja e ka vendin e vet. Unë tani kam familjen time. Për mua më e rëndësishme është gruaja dhe djali im, se çdo tjetër në botë”.

Por para se marrëdhëniet e tyre të prisheshin, Nora dhe Tuna dikur ishin shoqe shumë të mira dhe në çdo event shiheshin në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Ndërkohë në rrjet po qarkullon një foto e disa viteve më parë, ku dy këngëtaret shfaqen të veshura me kostumet e festës, teksa ndodhen në një klub nate duke festuar së bashku me Afërdita Dreshajn.

Siç vihet re edhe në foto, ato kanë pozuar duke qeshur pranë njëra-tjetrës.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al