Stresi ka plot 14 vite në muzikën shqiptare.

Reperi emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lusha, gjatë ditës së sotme është bërë nostalgjik duke ndarë një foto e cila daton në fillimet e karrierës së tij, krahas imazhit ku duket së bashku me një shok, Stresi shkruan: “Kur fillova në vitin 2008.”
![]()
Më herët, Arkimedi u filmua në shoqërinë e një vajze në një klub nate, vetëm disa ditë më vonë në një intervistë, reperi Stresi foli për jetën private të tij, duke komentuar edhe këto pamje Arkimedi u shpreh se vajzën në fjalë e ka shoqe dhe se prej 3 vitesh është beqar.

“Ato videot që kanë dalë në club, ajo është një modele që jeton në Torino, Itali e kam njohur në Itali, erdhi të bëjë një set fotografik në Shqipëri, është një shoqe shumë e mirë, nuk ka asgjë mes nesh. Sot me dal edhe me vajzën e tezes ta bëjnë të dashur, një femër të bukur e bëjnë të keqe, në aspektin moral Jam prej 3 vitesh beqar dhe vazhdoj të jem kështu që s’kam ça them, jam beqar 100%”, -theksoi reperi. Kujtojmë se Arkimedi dhe Kejsi i dhanë fund martesës së tyre, pasi marrëdhënia u shoqërua me ulje e ngritje përgjatë viteve. Madje reperi i habiti të gjithë ku tregoi se e thërret akoma ish-partneren e tij ‘grua’. Ishte Kejsi e cila trazoi ujërat duke publikuar një foto ku në sfond dëgjohet kënga e Stresit “M’ke harru.”

© Panoramaplus.al

