Ditën e sotme, në shtëpinë e këngëtares së njohur Çiljeta Xhilaga ka dy festa. Ajo dhe djali i saj Fernando festojnë ditëlindjen.

Në vitin 2013, Çiljeta solli në jetë fëmijën e saj të parë. Për ditëlindje, këngëtarja mori dhuratën më të bukur në duar, pikërisht Fernandon.
“Faleminderit ZOT që si sot 6 vite më parë në ditën time të lindjes më bekove me dashurinë më të madhe që mund të bekohet një femër, birin tim Fernandon”, shkruan Xhilaga në foton e postuar në llogarinë e saj në “Instagram”.

Në foton e publikuar në rrjetet sociale, këngëtarja shfaqet e veshur me fustanin e bardhë, duke sfiluar së basku me djalin e saj, i cili ka qenë një bebe.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
