1 Nëntor, 2022

Ja cilat janë 7 filmat më të përsosur sipas Tarantinos


Regjisori amerikan, Quentin Tarantino, i ka listuar shtatë filmat që sipas tij janë të përsosur.

Së fundmi kishte thënë që filmi horror “The Texas Chainsaw Massacre” është njëri prej filmave të vetëm perfekt. Njeriu prapa “Pulp Fiction” një gjë të tillë e kishte shkruar në librin e tij të fundit, Cinema Speculation. Mirëpo, i ftuar te Jimmy Kimmel, ai listoi edhe filmat “Jaws”, “The Exorcist”, “Annie Hall”, “Young Frankestein” dhe “Back to the Future’ si filma të përsosur, bashkë me “The Wild Bunch”.

Përfaqësuesit e regjisorit konfirmuan për People se familjes prej 3 personash  po i shtohet edhe një anëtar i ri. 58-vjeçari dhe gruaja e tij mirëpritën fëmijën e tyre të parë, djalin Leo, në shkurt 2020.  Daniella është vajza e kantautorit izraelit Tzvika Pick dhe çifti u takuan për herë të parë në vitin 2009 kur regjisori po promovonte filmin e tij “Inglorious Basterds” në Izrael.

Regjisori i njohur dhe partnerja e tij 20-vite më e vogël janë bërë prindër të një vajze. Këtë lajm e kanë bërë me dije vetë çifti me anë të një deklarate për “People”.

“Daniella dhe Quentin Tarantino janë të lumtur të njoftojnë se Daniella solli në jetë vajzën e tyre më 2 korrik 2022, një motër e vogël e Leos, (fëmijën e tyre të parë)”,tha dyshja në një deklaratë për revistën prestigjoze.

Ju kujtojmë që Daniella është vajza e kantautorit izraelit Tzvika Pick dhe çifti u takuan për herë të parë në vitin 2009 kur regjisori po promovonte filmin e tij “Inglorious Basterds” në Izrael. Ata u fejuan në vitin 2017 dhe u martuan në nëntor 2018 në një ceremoni private në Los Angeles.

© Panoramaplus.al