11 Dhjetor, 2018

Ja aktorët e njohur që do të prezantojnë “Festivalin e Këngës në “RTSH”


Pas “Këngës Magjike”, e gjithë vëmendja ka shkuar për “Festivalin e 57 të RTSH”-së, që pritet të mbahet në datat 20, 21 dhe 22 dhjetor në Pallatin e Koncerteve.

Teksa janë prezantuar këngëtarët që do të marrin pjesë në këtë festival, ditën e sotme janë bërë publik edhe emrat e personazheve që do të prezantojnë atë.

Gjatë tre netëve të festivalit, do të jenë aktori i njohur Viktor Zhusti si dhe ylli ndërkombëtar, aktorja shqiptaro-kanadeze Ana Golja që do të prezantojnë këngëtarët pjesëmarrës.

Ana Golja është aktore shqiptaro-kanadeze, e cila hodhi hapat e parë të karrierës në vitin 2005. 22-vjeçarja është e njohur në rolin e Zoe Rivas në dramën “Degrassi: Next Class”.

Ndërkohë kujtojmë se këngëtarët e përzgjedhur për netët finale në “Festivalin e 57 të RTSH”-së janë Aurel Thellimi, Bojken Lako, Lorela Sejdini, Bruno Pollogati, Dilan Reka, Eliza Hoxha, Elona Islamaj, Orgesa Zaimi, Elton Deda, Eranda Libohova, Soni Malaj, Gjergj Leka, grupi Alar Band, Jonida Maliqi, Kelly, Klint Çollaku, Klodiana Vata, Kujtim Prodani, Lidia Lufi, Marko Strazimiri & Imbro, Mirud.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al