23 Tetor, 2018

Iu përmend emri në një skandal, Olta Gixhari shpërthen e indinjuar: Do mbani përgjegjësi…


Olta Gixhari është një prej aktoreve më të komentuara në showbiz-in shqiptar, si dhe një ndër më të ndjekurat në rrjetet sociale, ku shpeshherë tërheq vëmendjen e fansave me postimet e saj.

Por së fundmi ajo ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një video, ku ka lajmëruar se emri i saj është i përfshirë në një skandal, pasi i është përmendur si përfituese.

Lidhur me këtë ngjarje, Olta ka njoftuar se do të flasë nesër në emisionin “Opinion”. Madje ajo është shprehur se do ta paguajë këtë, kushdo që e ka bërë.


“Eshte nje marrezi qe me ka prishur diten! Dikush do mbaje pergjegjesi per kete shpifje te rende kunder emrit tim. Neser nje deklarat me e gjate ne Opinion”, shkruan Olta bashkëngjitur e videon e publikuar në “Instagram”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al