Aktori shumë i dashur nga publiku shqiptar, Genc Fuga disa ditë më parë i është nënshtruar një operacioni të vështirë në kokë, pasi pasi pësoi një goditjeje cerebrale.

Mirëpo bashkëshortja e Fugës, Eni Jani bëri thirrje publike në rrjetet sociale duke kërkuar ndihmë në mbledhjen e shumës prej 19 mijë eurosh të nevojshme për ndërhyrjen në një spital privat.

Në një kohë rekord, brenda pak orësh nga apeli i bërë nga Eni Jani, shuma e kërkuar u sigurua madje u mblodhën 43 mijë nga dhurimet përmes aplikacionit gofundme. Rreth 1200 qytetarë kontribuan për shërimin e Fugës, mes të cilëve artistë, kolegë aktorë, personazhe publike dhe njerëz të thjehstë në shuma të ndryshme.
Ndërsa ditën e sotme Eni ka zgjedhur fjalët më të veçanta për të falenderuar të gjithë ata që kontribuan në për operacionin e bashkëshortit të saj.
“Të dashur miq, të njohur dhe të panjohur, sidomos ju të panjohur që madhështinë e Gencit e sollët aq ngrohtë tek unë me respektin e simpatinë për të. Ju drejtohem duke ju thënë se nuk kam ditur asnjëherë të jem e mirë me fjalën por fjalët e zemrës nuk i kam kursyer asnjëherë sepse janë gjithmonë të vërteta e kur janë të vërteta janë të ndjera. E vërteta ime është dashuri dhe respekt për gjthesecilin nga ju që ishit pranë nesh. Përulem përpara dashurisë suaj ashtu siç përulem në skenë përpara duartrokitjeve tuaja.
Ju dua!!!!!”- ka shkruar bashkëshortja e aktorit.

© Panoramaplus.al

