Rreth një vit më parë, reperi i njohur italian, kaloi një periudhë të vështirë shëndetësore. Reperi njoftoi në mars të vitit 2022 në Instagram se kishte një tumor të rrallë neuroendokrin të pankreasit, ku kreu dhe një operacion i cili shkoi shumë mirë.

E së fundmi, reperi ka reaguar për herë të parë disa ditë pasi iu nënshtrua një operacioni urgjent.
Nëpërmjet një deklarate në InstaStory, Fedez falenderoi fansat e tij që ishin shqetësuar për gjendjen e tij, teksa tregoi se ishte dërguar me urgjencë në spital dhe stafi i kishte shpëtuar jetën pasi ulçera i shkaktoi hemorragji të brendshme.

“Ndërkohë faleminderit për të gjitha mesazhet që po më dërgoni sepse mbështetja është gjithmonë e nevojshme në këto momente. Aktualisht jam i shtruar në spital për shkak të dy ulçerave që më kanë shkaktuar hemorragji të brendshme. Falë dy transfuzioneve të gjakut tani jam shumë më mirë. Falënderoj stafin mjekësor që më shpëtuan jetën”, shkroi Fedez.


