Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj ditën e sotme ka reaguar rreth deklaratave ofenduese që aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo bëri kundrejt saj.

Teksa postoi një shkrim të gjatë në InstaStory, ajo tha se fjalët dhe ofendimet që aktori i ka thënë nuk kanë ofenduar vetëm atë apo vllain e saj, Alban Ramosaj, por sipas saj ai ka lënduar të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare.
Ndër të tjera Beatrixa u shpreh se Bogdo ka treguar injorancën e mashkullit shqiptar për të ngritur imazhin e vetes duke uluar femrën dhe sipas artstes po ndërmerren masat ligjor në lidhje me këtë aktorin.

Kujtojmë që Albano një ditë më parë, në hapjen e emisionit të tij më të ri teksa po ironizonte largimin nga muzika të Alban Ramosajt dhe Feros, Bogdo e prezantoi Albanin si “ai tipi që i *** motrën Donaldi në Big Brother”.
© Panoramaplus.al

