23 Gusht, 2023

“Italianët duhet t’i kishin nxjerrë jashtë”- Bashkëshortja e Kanye West rrezikon të gjobitet, ja çfarë ndodhi(Foto)


Bashkëshortja e reperit të njohur Kanye West, Bianca Censori është parë pothuajse nudo teksa ata po shijonin pushimet në Itali.

Mirëpo veshja e Biancës u kritikua shumë në internet, teksa ata bënë thirrje që partnerja e reperit të  gjobitet.

Censori kishte veshur një body të tejdukshme, ndërsa dukej qartë që nuk kishte veshur sytjena duke  lënë vend për imagjinatë.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që bashkëshortja e West kritikohet për veshjet e çuditshme dhe aspak normale që ajo vesh.

Disa nga fansat e agravuar shkruar në Twitter duke treguar që veshja e Censorit nuk është aspak normale.

“Jam me të vërtetë i habitur që ajo nuk është ndaluar. Italia është shumë më konservatore dhe në këtë rast, me të drejtë”– ka shkruar një person.

Ndërsa një tjetër ndjekësh u shpreh: “Mos respekt absolut ndaj një kulture konservatore, katolike. Italianët duhet t’i kishin nxjerrë jashtë”.

© Panoramaplus.al