Moderator simpatik i ‘Wake Up’, Isli Islami sot feston ditëlindjen e tij të 33-të. Në këtë ditë të veçantë për të, kolegia dhe mikja e tij e ngushtë, Ori Nebiaj e ka bërë për të qarë Islin.

Shkak ka qenë një surprizë e bukur që ajo ka menduar t’ja bëjë live në emision.
Në ekran shfaqet nëna e tij, e cila e uron për ditëlindje dhe kjo e ka përlotur moderatorin.

“Isli edhe 100 të uroj gjithë të mirat e botës dhe të dua shumë. Më ka marrë malli shumë, Zoti të bekoftë bir”, tha e ëma e Islit.
Megjithëse tha se ishte betuar që nuk do të qante në televizion, ai nuk mundi t’i mbante lotët.


