31 Gusht, 2022

“Ishte shumë e vështirë, u ndjeva si..”/ Khloe Kardashian rrëfen për herë të parë momentin kur zbuloi tradhtinë e Tristian Thomson


Khloe Kardashian ka kaluar një vit plot drama por është gati për kapitullin e ri në jetën e saj pasi është bërë sërish nënë.

Khloe Kardashian ka folur për vitin e saj “jashtëzakonisht të vështirë” në lidhje me tradhtitë e Tristan Thompson në trailerin e ri të sezonit 2 të ‘The Kardashians’.

Khloe mbeti zemërthyer pasi zbuloi se Tristan po priste një fëmijë me një grua tjetër . Akoma më tronditës ishte fakti që ajo dhe Tristan po përgatiteshin të kishin një fëmijë tjetër nëpërmjet një nënë surrogate.

Duke shpjeguar se si ka qenë ky vit për të, Khloe tha: “Të kalosh atë që kalova ishte tepër e vështirë. Thjesht ndihem si një peshk brenda në akuarium.”

Kris Jenner shprehu entuziazmin që familja e saj po rritej, duke thënë “së pari Kylie, tani Khloe”.

Khloe dhe Tristan, të cilët u ndanë në janar – mirëpritën fëmijën e tyre të dytë, një djalë, në fillim të këtij muaji.

Duke folur për këtë kapitull të ri në jetën e saj, Khloe shprehet se do të jetë vërtet emocionuese për të  dhe se ndihet gati.

Khloe dhe Tristan janë tashmë prindër të vajzës 4-vjeçare True, e cila thuhet se është “shumë e emocionuar” që tashmë ka një vëlla.

Një burim tha për Hollywood Life : “True ka qenë kaq e emocionuar dhe Khloe po ashtu edhe Tristan janë të mahnitur se sa motër e mrekullueshme është dhe sa e vëmendshme është. Kjo vetëm sa ka ndryshuar dinamikën e familjes së tyre për mirë.”

Ndërsa shtoi: “True nuk dëshiron të largohet nga ai dhe vazhdimisht i jep puthje dhe përqafime”.

Çifti ende nuk e kanë zbuluar emrin e djalit të tyre të vogël apo të ndajnë ndonjë foto të tij në rrjetet sociale. E vetmja deklaratë zyrtare e tyre deri tani është njoftimi i lindjes së tij më 6 gusht.

Një burim për PageSix tregoi se: “Khloé është jashtëzakonisht mirënjohëse për nënën surrogate të jashtëzakonshëme që i dha një bekim kaq të bukur.”

Khloe dhe Tristan kishin 6 vite që po përpiqeshin ta linin pas të shkuarën, por Khloe i dha fund romancës së tyre në janar kur zbuloi se Tristan po priste një fëmijë me një grua tjetër, Maralee Nichols.

Djali i tij me Maralee quhet Theo dhe raportohet se Tristan ende nuk e ka takuar atë dhe as nuk ka tentuar për ndonjë ndonjë takim ballë për ballë.

Sportisti ka edhe një djalë pesë-vjeçar me modelen Jordan Craig.

© Panoramaplus.al