1 Shkurt, 2022

“Ishte një nder i madh për mua”/ Rita Ora pozon për kopertinën e revistës së famshme “Vouge Arabia”


Këngëtarja e njohur me origjinë Shqiptare, Rita Ora, ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës së famshme të “Vogue Arabia” të muajit shkurt.

Ylli i popit realizoi një set fotosh e veshur plot stil dhe sharm. Ajo ndau me ndjekësit në Instagram disa prej imazheve dhe u shpreh se  ‘ishte nder i madh për të që të merrte pjesë në këtë projekt’.

“E kam admiruar gjithmonë grupin e Vogue Arabia dhe magjinë që ata krijojnë! Ishte një nder i madh për mua të isha pjesë e kopertinës së muajit shkurt dhe intervistën e mrekullueshme që bëra me mikeshën time Donatella Versace. Forca juaj është ajo çfarë kam admiruar gjithmonë tek ju”, shkroi Rita Ora.

Gjatë intervistës të bërë nga Donatella Versace, ajo foli për rrugëtimin e saj në industrinë e muzikës dhe vështirësitë me të cilat u përball.

“Hyrja në industri ishte e vështirë. U desh shumë disiplinë dhe besim në vetvete që të ndihesha e sigurt se kjo ishte rruga e duhur për mua…  Këshilla më e mirë që mund t’u jap vajzave të reja është të besojnë gjithmonë në vetvete dhe të mos lejojnë askënd që t’ju thotë se nuk mund t’i realizojnë ëndrrat e tyre”, u shpreh artistja.

Ylli shqiptar është zhvendosur në Australi në fillim të muajit dhjetor, së bashku me partnerin e saj Taika Waititim, të cilët janë në një marrëdhënie prej gati një viti.

Ajo ka treguar se është shumë e lumtur ne Australi duke bërë gjërat që dëshiron dhe ka zbuluar se po mendon të qëndroj gjatë atje dhe ka në plan të blejë një shtëpi të sajën.

“Unë thjesht e dua Australinë, kam gjetur vërtet një shtëpi të mrekullueshme këtu. Moti, plazhi, është një komunitet kaq i bukur. Unë mund të shkoj në kafene, të ulem aty dhe të ha mëngjes, në supermark dhe tek kasapët. Nuk dua të flas shumë shpejt, por padyshim që jam duke kërkuar të qëndroj këtu më gjatë dhe të blej një shtëpi”, ka treguar 31-vjeçarja.

© Panoramaplus.al