3 Tetor, 2022

“Ishte një mrekulli që shpëtova”/ U sulmua nga miqtë e Margot Robbie dhe Cara Delevigne, rrëfehet pas incidentit paparaci argjentinas: Kishte shumë gjak, u përpoqa…


Cara Delevingne dhe Margot Robbie u gjendën në një situatë jo të këndshme ku miqtë e tyre kanë dhunuar një paparac i cili po fotografonte vajzat ndërsa ato po dilnin nga një restorant në orët e para të mëngjesit.

Dy mikeshat sapo kishin përfunduar darkën në shtëpinë e famshme Patagonia Sur në Buenos Aires në orën 03:00, kur një paparac u përpoq të bënte foton e tyre.

Josey McNamara dhe Jack Hopkins, miq të aktores, dhunuan barbarisht paparacin argjentinas Pedro Alberto Orquera i cili përfundoi në dysheme i gjakosur dhe me një krah të thyer.

Dy britanikët u arrestuan dhe u dërguan në komisariat në kryeqytet për t’u marrë në pyetje, ndërsa mësohet se Margot dhe Cara janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Pedro tani ka thënë se po përgatitet të ngrejë një padi.

Modelja dhe aktorja angleze Cara , 30 vjeç, dhe sirena australiane, Margot , 32 vjeç, kishin ngrënë në restorantin e shefit të famshëm argjentinas Francis Mallmann në orët e para të së dielës kur ndodhi incidenti.

Në një deklaratë për ‘The Sun’ Pedro tha: “Ishte një sulm brutal. Vërtet frikacak. Ata u përpoqën të më merrnin kamerën për të fshirë fotot që kisha bërë”- rrëfeu paparaci.

“Fillova të ikja prej tyre se po më godisnin. Ndërsa po përpiqesha te largohesha, ata më goditën fort, unë rashë në dysheme dhe lëndova krahun. Ishte një mrekulli që shpëtova, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur nëse do të bija me kokën në tokë, me shpejtësinë që ata njerëz më ndoqën pas. Ata nuk ma morën kurrë materialin… kur rashë në tokë [kamera] u thye, por unë munda ta shpëtoja materialin. Po rridhja shumë gjak,në pak minuta mbërriti policia”– theksoi ai.

Vajzat kishin hyrë në makinë kur ndodhi incidenti – dhe dëshmitarët thonë se Margot për pak sa nuk ra nga automjeti ndërsa shoferi nxitoi të largohej me shpejtësi.

Shikuesit thirrën 911 pasi panë përleshjen – dhe Pedro u dërgua me urgjencë në spital, ku do të kryeje dhe një ndërhyrje.

Një raport i policisë tregon se McNamara dhe Hopkins u thanë policëve se Pedro ishte “përgjegjës për dëmtimet e tij” pasi yjet nuk kishin dhënë pëlqimin e tyre për t’u bërë foto.

Kjo ndodh pasi Robbie muajin e kaluar shqetësoi fansat pasi ajo u pa e mërzitur pas një vizite në shtëpinë e Delevingne.

Fotot shqetësuese janë bërë vetëm një javë pasi Cara u pa në gjendje jo të mirë në aeroportin Van Nuys në Los Angeles. Miqtë e modeles janë shprehur të shqetësuar për sjelljen e saj gjithnjë e më të çrregullt.

© Panoramaplus.al