18 Shkurt, 2022

“Ishte mizor”- U martua 4 herë dhe fjeti me mbi 2000 gra, ana e errët e Charlie Chaplin, pati divorcin më të shtrenjtë në historinë e Hollywood


Charlie Chaplin është ndër aktorët më të famshëm të epokës së tij, të filmave komikë pa zë.

54342739-0-image-a-9_1645151368858

Dhe një film mbi jetën e tij, pritet të hedhë më shumë dritë mbi jetën e tij private.

Bashkëshortja e tij e fundit, Oona O’Neill dhe katër fëmijët e tij kanë rrëfyer detaje që nuk i kishim ditur më parë.

“The Real Charlie Chaplin” tregon historitë personale të aktorit, i cili është martuar 4 herë dhe mendohet se ka fjetur me më shumë se 2000 gra.

Videot e realizuara në banesën e tij e tregojnë si një zotëri të moshuar, të qeshur dhe të qetë që jeton i lumtur me bashkëshorten 36 vite më të re, O’Neill.

charlie chaplin6

Por djali Michael, 75 vjeç, tregon një anë tjetër të tij: “Isha disi i frikësuar nga babai im. Ai ishte aq i fuqishëm sa nuk mund të debatonit me të, sepse ai nuk gabonte.”

Ndërsa vajza Geraldine, 77 vjeçe, shtoi: “Babai im nuk ishte Charlie Chaplin. E dija se ata ishin i njëjti person, por nuk ngjanin aspak. Kur ishte para audiencës shndërrohej në Charlie Chaplin, një njeri tjetër.”

I lindur në Lambeth, në jug të Londrës në vitin 1889, Chaplin u bë aktor i filmave pa zë në moshën 24-vjeçare kur udhëtoi në SHBA.

charlie chaplin3

Pesë vjet më vonë, në 1918 u martua në Los Anxhelos me aktoren Mildred Harris, në atë kohë 16-vjeçe, për shkak se ajo mbeti shtatzënë.

Ish-çifti mirëpritën në jetë një djalë të quajtur Norman, por ai vdiq vetëm tre ditë pas lindjes dhe Chaplin u nda menjëherë nga Harris.

Kur u divorcuan në vitin 1920, ajo përmendi se shkuan drejt ndarjes për shkak se aktori ia bëri jetën të mjerueshme dhe të padurueshme.

Gjatë kësaj periudhe, Chaplin u bë shumë i suksesshme dhe tërhiqte turma të mëdha gjatë shfaqjeve të tij publike.

charlie chaplin2

Në vitin 1920, ai u njoh me 12-vjeçaren Lillita Louis MacMurray në xhirimet e filmit The Kid dhe vendosi që ta ajo të bëhej aktore.

Charlie i ndryshoi emrin e saj në Lita Grey dhe mendohet se e kishte joshur në vitin 1924, kur ajo ishte 15 vjeç dhe ai 35.

charlie chaplin1

Martesa e shkurtër e çiftit përfundoi me divorc në vitin 1927 dhe një pagesë prej 625,000 paundësh, që sot besohet të ketë një vlerë rreth 38 milionë paund dhe u konsiderua si ndarja më e shtrenjtë në historinë e Hollivudit në atë kohë.

Grey kërkoi kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre dhe pretendoi se ai ishte mizor dhe detyronte të kryente marrëdhënie seksuale, ndërsa Chaplin iu referua asaj si “shantazhuese dhe kurvë e vogël”.

Në kujtimet e saj të vitit 1966, My Life with Chaplin, Grey shkroi: “Ne u martuam në Meksikë sepse Charlie nuk donte të flitej shumë për martesën. Kur u kthyem me tren, ai u soll shumë keq.”

charlie chaplin

Ai u takua me ish-modelen Paulette Goddard në vitin 1932, kur ajo ishte 22-vjeçe. Ata u martuan nga viti 1936 dhe u ndanë në 1942.

Brenda vitit, aktori u martua me bashkëshorten e fundit Oona O’Neill, e cila i lindi tetë fëmijë dhe qëndroi me të deri kur vdiq në vitin 1977.

Ai jetoi me dyshime gjatë gjithë jetës së tij. Ai e realizoi ëndrrën e jetës së tij, por nuk mendoj se i kapërceu ndonjëherë dyshimet e tij”, tha vajza Chaplin, Jane, 64 vjeç.

 

© Panoramaplus.al