Aktorja e humorit, Lisa Kujofsa, se fundmi ka thumbuar ish-banoren e “BBVIP”, Arjola Demirin nëpërmjet një postimin në profilin e saj në Instagram.
Shkak u bë një deklaratë e aktores e cila ka shprehur dëshirën e saj për të qenë prezantuese e spektaklit të humorit “Portokallisë”.
Lisa Kujofsa ka bërë një krahasim me aktoren e njohur Sofia Loren, në të cilën shpjegon se në të vërtetë aktrimi është shumë herë me lart se prezantimi, ku tregoi se ka bërë zgjedhjen e duhur që nuk ka zgjedhur moderimin si profesion.
“Është gjë e bukur, është fantastike. Shikohesh me një sy ndryshe. Jo vetëm ajo aktorja që do të dalë do të bëj humor… e kupton? Të plotëson, të rrit në një farë formë artistikisht!- Do kish thënë Sofia Loren, e shkreta, po ta kishin bërë prezantuese. Për fat është me mend në kokë: Nuk e bëri!”, ka shkuar Kujofsa në postimin e saj.
Rikujtojmë që Arjola gjatë spektaklit të Big Brother u vendos para kutisë së Pandorës, ku duhet të zgjidhte nëse do ta hapte ose jo. Pavarësisht se asaj iu ofrua një udhëtim në Disneyland së bashku me tre fëmijët e saj, ajo vendosi të mos e hapë kutinë duke thënë se nuk dëshiron të rrezikojë banorët e tjerë dhe se mund ta realizoje vetë këtë udhëtim me fëmijët e saj. Gjatë debatit aktorja deklaroi se në fakt kjo nuk ishte dëshira e saj më e madhe. Aktoja deklaroi mes lotësh se dëshira e saj më e madhe ishte të prezantonte krah Salsano Rrapit dhe Fjoralba Ponarit emisionin “Portokalli”.


© Panoramaplus.al

