Pas daljes nga “BBV”, Kiara Tito po korr suksese të njëpas njëshme, jo vetëm në fushën e biznesit por edhe në botën e televizionit.

Së fundmi ish-banorja është nën moderimin e reality show-t më të ri në “Top Channel”, “Kepi i Vip-ave”.
E tashmë është transmetuar dhe puntata e parë e këtij spektakli, i cili filloi me rrëfimin e konkurentëve që treguan momentin kur vendosën që të marin pjesë në këtë spektakël.
Mirëpo përveç konkurentëve ka folur edhe Kiara e cila tregoi se personi i parë që i ka treguar kur e ka marrë vesh lajmin që do bëhet moderator e këtij reality show ka qenë Luizi, teksa shtoi se bashkëshorti i saj e ka mbështetur gjithmonë atë në çdo vendim që ajo ka marrë.
“Të parit që i kam treguar ishte Luizi dhe ai ishte shumë i entuziazmuar. Unë bëj fiks 6 vite nga hera e fundit, që kam punuar moderatoren në Top Channel. Luizi më ka mbështetur gjithmonë në çdo vendim dhe në këtë rast bëri të njëjtën gjë”, u shpreh Kiara.

Kujtojmë që gjatë qëndimit në “BBV”, Luizi shpesh herë ka shprehur dëshirën e madhe që partnerja e tij të bëhet moderatore e ndonjë programi në këtë media.

© Panoramaplus.al

