Vëllai i madh vendosi një mision të fshehtë për Donald Veshajn dhe Beatrix Ramosajn, ku ata duhet të tregonin vazhdimisht se marrdhënia midis tyre nuk po shkonte siç duhej. Mirëpo njëri prej banorëve, Egzona Rafuna, është prekur jashtë mase nga kjo situatë.
Për disa ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri është vënë re një sjellje e çuditshme e Beatrixës kundrejt Egzonës. Ajo ka nisur të kapej me moderatoren nga Kosova për shkak të afrimitetit që pati me Donaldin dhe kjo gjë shkaktoi shumë diskutime. Egzona bashkë me banorët e tjerë e kanë diskutuar këtë gjë dhe nuk e kuptonin aspak sjelljen e këngëtares.
Beatrix dhe Donald krijuan situata dramatike me njëri-tjetrin duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe duke e bërë sa më të besueshme. Egzona e shqetësuar nga krisja e tyre, është përpjekur t’i ndihmojë por këngëtarja ka debatuar me të dhe e ka bërë të ndihej keq.
Kur të gjithë ndodheshin në sallon, Beatrixa ka lexuar zarfin e madh duke zbuluar kështu të misionin e tyre të fshehtë. Në ato çaste Egzona është larguar drejët dhomës duke shpërthyer në lot.
Këngëtarja vrapoi drejt saj duke i kërkuar falje për mënyrën e të sjellurit duke i treguar se nuk kishte pasur zgjidhje tjetër. Gjithashtu dhe Donaldi tregoi se ai është përpjekur gjatë gjithë kohës ti japë sinjale se po bëjnë thjesht një lojë.
Pjesë nga biseda:
Beatrix: Nuk e ke idenë sesa të vështirë e kam pasur, për zotin më vjen shumë keq. Është dashur të bëj drama queen sepse e vetmja gjë që mund të kishin besuar do të ishte kjo, ndryshe do të isha penalizuar, më vjen shumë keq, për kokën e mamit. Në asnjë moment nuk kam menduar ashtu, jam shumë e lumtur që je këtu për kokën e Albanit.
Donaldi: Unë prandaj të thoja më shiko në sy. Kur të thoja qetësohu, më thonin ‘Donald kujdes mikrofonin’. Shpresoja të më kuptoje



