3 Korrik, 2023

“Ishte dekada më e keqe”/ Në 39-vjetorin e saj, Khloe Kardashian rrëfehet si asnjëherë më parë


Khloé Kardashian ka zbuluarsëfundmi se mezi pret të mbushë 40 vjeç, pasi  të 30-tat ishin “dekada e saj më e keqe” dhe dëshiron të mbarojë sa më shpejtë. Ylli ndau mendimin e saj për ndjekësikt teksa tregoi disa nga dhuratat e ditëlindjes që i dërguan të dashurit e saj.

Themeluesja e “Good Amerikan” njihet tashmë për ‘skandalet e bujshme’ në jetën e saj sentimentale, pas tradhtive të shumta të ish-partnerit të saj, me të cilin ndan dy fëmijë, Tristian Thompson përgjatë këtyrev viteve të fundit.

“Nuk më pëlqen të tregoj të gjitha dhuratat e mia, sepse mendoj se është pak e turpshme, por kjo ishte shumë qesharake”, tha Khloé Kardashian në një video që ajo postoi në Instagram.

“E urrej të jem në të 30-at , mendoj se është dekada më e keqe ndonjëherë”, rrëfeu ajo dhe më pas tregoi një kartolinë ditëlindjeje që kishte numrin 39 të shtypur me shkronja të zeza, një shenjë plus dhe një dorë që mban lart gishtin e mesit.

“Dhe mezi pres të bëhem 40. Pra, kjo kartë, Alexa, nuk e di ku e gjete këtë … por është e mrekullueshme,” tha ajo.

© Panoramaplus.al