11 Tetor, 2021

“Ishte dashuria ime e parë”/ Semi Jaupaj flet për historinë e dashurisë me Bojken Lakon


Këngëtarja Semi Jaupaj vendosi të flasë për lidhjen e saj me kantautorin Bojken Lako gjatë kohës që realizonte lojën e javës me Donald Veshajn. Ish-çifti nisën një romancë në vitin 2011, vetëm pak muaj pas ndarjes së Lakos nga ish-bashkëshortja e tij, Olesia.

semi jaupaj, bojken lako (1)

Gjatë bisedës me aktorin e humorit, Semi pranoi se Bojkeni ishte “dashuria e saj e parë” dhe se me të është njohur kur ka qenë vetëm 17 vjeç. Artistja kishte plot 17 vite diferencë nga Lako, pasi në atë kohë, ai ishte 34 vjeç.

Kam marrëdhënie të mirë, e pyes për çdo gjë. Para Big-ut, e pyeta nëse duhet të futesha ose jo”,- tregoi ajo gjatë bisedës me Donaldin.

semi jaupaj, bojken lako (10)

Ndërkohë, në muajin maj të këtij viti, kur u pyet nëse është ende në një lidhje me Bojkenin, këngëtarja konfirmoi ndarjen dhe i habiti të gjithë me deklaratën e saj.

Bojkeni do ngelet një mik i imi i zemrës. Kam shumë respekt për të dhe do të kem gjithnjë. Është një njeri i afërt i imi. Një mik!”,- u shpreh Jaupaj.

semi jaupaj, bojken lako (9)

ishin të apasionuar pas rokut dhe kanë punuar bashkë për një periudhë të caktuar kohore kur Semi ishte vokalistja e grupit “Bojken Lako dhe Brezat”.

Ata u lidhën vetëm tre muaj pasi Bojkeni u nda nga Olesia, e cila ishte stomatologe me profesion.

semi jaupaj, bojken lako (6)

Gjatë një interviste të dhënë para disa kohësh, Bojkeni madje foli për planet për dasmë, duke treguar se si çdo njeri, edhe ata kanë dëshirë të bëjnë një ceremoni që do ta mbajë mend me njeriun e tij të zemrës.

Megjithatë, sot ata nuk janë më bashkë dhe arsyet e ndarjes ende nuk dihen.

semi jaupaj, bojken lako (2) semi jaupaj, bojken lako (4) semi jaupaj, bojken lako (3) semi jaupaj, bojken lako (8)

© Panoramaplus.al