27 Shtator, 2021

“Ishin 20 veta, më vunë thikën në fyt”- Reagon për herë të parë pas deklaratave të rreperit personi që rrëmbeu ‘Mbretin e Instagramit’: Po qaje në makinë, më the…


Ka reaguar për herë të parë Daniel Dushku, personi që mori peng për disa orë reperin Kozak Braçi, i cili njihet edhe si “Mbreti i Instagramit”.

Pas deklaratave të Kozak Braçit, i cili tregoi momentet e rrëmbimit të tij dhe tha se ishin 20 persona që i kishin hequr lirinë, vëllai i Fabio Dushkut, Danieli i mohon këto deklarata duke treguar se kanë qenë vetëm katër persona.

Daniel Dushku e pranon se e kanë marrë me forcë në makinë dhe më pas e kanë lënë të lirë kur Kozaku sipas tij u ka premtuar se do kërkonte falje publikisht për sharjet që kishte bërë ndaj Fabio Dushkut.

vellai dushku

“Përshëndetje, kam pa ca video ca lajme që thotë se kanë ardhur 20 vetë me 4 makina. Nuk është e vërtetë thjesht kemi ardhur 4 veta, e kemi fut në makinë dhe i kemi fut 4 shpulla. Dhe kështu, për arsye se na kishte shajt nga familja, cdo kush mund ta bënte një gjë të tillë, kishte një javë që shante nga familja. Kur të kishim në makinë ti po qaje, më the më lini të ik se do i kërkoj falje publikisht Fabios. Ti nuk paske as be as fe, je rob pa besë, dhe sa për takim ti di ku të flasësh, është shumë e lehtë të më gjesh, di ku të më marrësh në telefon. Boll gënjeve, boll i rrejte kalamajt”, tha Daniel Dushku.

Kozak Braçi, i njohur ndryshe si “mbreti i Instagramit” u rrëmbye më 23 shtator nga katër të rinj. Daniel Dushku është personi i cili është shpallur në kërkim nga policia e shtetit lidhur me ngjarjen.

kozak

LEXO EDHE

VIDEO/ E morën peng dhe e dhunuan live në Instagram, rreperi Kozak Braçi flet pas lirimit: Ishin 20 veta, më vunë thikën në fyt! Jam si psikolog, i binda që të…

© Panoramaplus.al