7 Shtator, 2022

“Ishe engjëlli im, tani je një z*skë e vogël, femër e p*rdalë”- Aktorja zbulon letrën abuzive të dërguar nga e ëma e ndjerë: Je një përbindësh i shëmtuar, s’jam më nëna jote


Jennette McCurdy ka rrëfyer abuzimin psikologjik të bëra nga nëna e saj. Aktorja e famshme, e cila po promovon librin e saj “I’m Glad My Mom Died”, së fundmi u shfaq në “Red Table Talk” së bashku me Jada Pinkett Smith, Willow Smith dhe Adrienne Norris.

Jennette McCurdy12

Në një video, McCurdy shihet duke lexuar me zë të lartë një fragment nga libri i saj, që përmban një email nga nëna e saj e ndjerë, Debra.

E ndjera pa foto në internet të aktores me një burrë dhe i shkroi: “Jam shumë e zhgënjyer me ty. Ti ishe engjëlli im i vogël perfekt, por tani nuk je asgjë më shumë se një zuskë e vogël, një femër e përdalë, e përdorur…”

Më pas vazhdon: “Shtoje këtë në listën e gjërave: Je gënjeshtare, një djall. Kur të mendoj ty në shtrat me atë ma shpif, ma shpif.”

Jennette McCurdy2

Në letër e ëma i shkruan: “Çfarë ndodhi me vajzën time të vogël të mirë? Ku shkoi ajo dhe kush është ky përbindësh që e zëvendësoi? Ti je një përbindësh i shëmtuar tani. I thashë vëllezërve të tu për ty dhe ata të gjithë thanë se të mohojnë, ashtu si unë. S’duam të kemi të bëjmë më me ty. Duhet të them Deb, pasi nuk jam më nëna jote. P.S. Dërgo para për një frigorifer të ri, i yni u prish.”

Ylli i “iCarly” ka folur hapur për vështirësitë e saj me çrregullimin e të ngrënit, diçka që pretendon se është provokuar, promovuar dhe predikuar nga nëna e saj.

Marrëdhënia nënë e bijë ishte e acaruar kur Debbie ndërroi jetë në vitin 2013.

© Panoramaplus.al