Këngëtarja dhe biznesmenja e njohur, Rezarta Shkurta vazhdon të jetë aktive në rrjetet e saj sociale, ku ndan me ndjekësit foto dhe video nga përditshmëria. Së fundmi këngëtarja ka postuar në Instagramin e saj personal, disa foto dhe video teksa po shijon pushimet luksoze në ishujt Maldive.
Në fotoalbumet dhe videot këngëtarja duket se po i shijon në maksimum pushimet e saj nën shoqërinë e të shoqit Ermal Hoxha. Ky i fundit i ka realizuar një video 34-vjçares, ku ajo duket e veshur me bikini duke nxjerrë në pah format trupore. Bashkëngjitur me videon, ajo shkruan:
“Ishalla nuk e sheh mami. Maaa po e pe fajin e ka Ermali që e xhiroi”, duke e shoqëruar dhe me disa emoji të qeshurash.


Aktualisht, Rezarta Shkurta është shkëputur nga muzika për t’iu përkushtuar biznesit të saj dhe nuk dihet nëse do ketë një rikthim në tregun muzikor.







© Panoramaplus.al

