28 Shkurt, 2022

“Isha shumë e turpshme”/ Bora Zemani flet për eksperiencën si velinë: E kisha lënë shkollën…


Bora Zemani ka folur mbrëmjen e djeshme për fillimet e karrierës së saj.

Ndonëse pak e mbajnë mend, moderatorja ka qenë një nga velinat e “Fiks Fare” vite më parë. E ftuar tek “Ëndërrtjerrësit”, ajo tha se ishte e turpshme dhe nuk ndjehej komode me veshjet ekstragante.

“Unë isha shumë e turpshme, shumë e ndrojtur dhe shumë e tërhequr. “Supermodel of Albania” ka qenë eksperienca ime e parë televizive, ndërkohë më pas ka qenë “Top Fest” dhe pastaj “Fiks fare”. Unë nuk është se isha shumë tipi i velinës. Nuk e gjeja shumë veten. E kisha lënë shkollën e baletit se nuk më pëlqente më.

Nuk e shikoja veten shumë mirë dhe nuk e bëja dot këtë gjë. Mirëpo kur u dha kjo mundësi u gëzova shumë sepse është një trampolinë e madhe për punën në televizion.”- ka rrëfyer ajo.

© Panoramaplus.al