6 Tetor, 2021

“Isha në depresion, doja të vetëvritesha”/ Këngëtarja e “Little Mix” flet për problemet me shëndetin mendor: Një javë pas mbidozës, shkova…


Këngëtarja Jesy Nelson ka zbuluar se është përpjekur të vetëvritet dhe se ishte mamaja ajo që iu lut të hiqte dorë nga grupi “Little Mix”, që po i shkaktonte këtë gjendje të rënduar psikologjike.

jesy nelson (3)

Sipas “Daily mail”, 30-vjeccarja foli për problemet e shëndetit të saj mendor në podkastin “Happy Place”. Ajo zbuloi se mesazhet negative që merrte ccdo ditë që pas famës nga “X Factor” në vitin 2011, e detyruan të merrte mbidozë lëndësh narkotike për të “shpëruar” nga ndjesia e tmerrshme që kishte për pjesën më  të madhe të kohës në “Little Mix”.

jesy nelson (7)

Ajo tha se nëna e saj, Janice White, ishte shumë e shqetësuar pas shtrimit në spital të këngëtares dhe i kërkoi që të largohej nga grupi. Por pas një jave, Jesy-t i duhej të xhironte një tjetër video muzikore.

Këngëtarja foli me guxim për betejën e saj me depresionin. Ajo zbuloi se bullizmi në rrjet e detyruan të mendojë vetëvrasjen në vitin 2013. Në dhjetor, Jesy njoftoi fansat se është larguar përgjithmonë nga grupi, për shkak të problemeve mendore.

jesy nelson (6)

E vërteta është se kohët e fundit të qenit në grup ka ndikuar shumë në shëndetin tim mendor. E kam shumë të vështirë presionin e vazhdueshëm për të qenë pjesë e një grupi vajzash dhe për të përmbushur pritshmëritë. Vjen një moment në jetë kur ke nevojë të riinvestosh në kujdesin për veten në vend që të përqendrohesh në lumturinë e njerëzve të tjerë, prandaj tani është koha për të nisur këtë proces”,- tha këngëtarja.

jesy nelson (5)

© Panoramaplus.al