Që nga dita e djeshme, reperi Majk dhe nëna e djalit të tij, Majlinda Zeka kanë qenë kryefjala e lajmeve në mediat rozë.

Debatin virtual me ish-partneren e nisi reperi duke u shprehur publikisht se djalin e tij nuk e takonte sepse nuk e lejonte e ëma e vogëlushit.
Pas kësaj deklarate të Majk, Majlinda vendosi që të reagonte dhe të thoshte edhe ajo fjalën e saj. Sipas saj, reperi nuk e kishte pranuar atësinë e Roanit dhe e kishte mohuar dy herë.

Madje Majlinda është shprehur se Majk nuk është kujdesur kurrë për të birin dhe nuk meriton që ta shikojë.
“Të gjitha shpenzimet për djalin i paguan familja ime. Ai nuk kujdeset fare për të. A e meriton ti ta shohësh? Dhe mos të flas më shumë të tregojë çfarë padie ke bërë, me këtë që the mund ta publikoj. Turp”-shkruan Majlinda.

E sigurisht që pas gjithë këtij debati publik, fansat e tyre dhanë mendimin lidhur me këtë situatë. Disa e kanë përkrahur reperin shqiptar, por ka edhe nga ata që i kanë dalë kundër.

Për këtë arsye Majk ka vendosur që të postojë diçka në “Instastory”, ku falenderonte të gjithë ata që e kanë mbështetur. “Falemiderit shumë ju që më keni përkrah moralisht. Falemiderit prej zemrës. Zoti ju bekoftë”, janë fjalët e reperi drejtuar fansave të tij.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
