7 Shkurt, 2019

Ish-partneret e Stines fotografohen pranë njëra-tjetrës, ja pse u bënë bashkë Roza dhe Grazia


Ish-partneret e këngëtarit të njohur Stine janë bërë bashkë. Moderatorja Roza Lati dhe ish-partnerja e Stines, Grazia, janë fotografuar bashkë dhe më pas kanë publikuar foton në “Instagram”.

Në profilin e saj në “Instagram”, Roza ka zbuluar se Grazia do të jetë e ftuara e radhës në “Why Not”.

“@stine_records shiko me kë jam! Këtë të Dielë…me @grazia__official Super puntatë… WHY NOT SHOW!”, shkruan moderatorja e njohur bashkëngjitur me foton.

Pra Roza ka vendosur që të ftojë ish-partneren e këngëtarit, me të cilën ka një të përbashkët, pasi edhe moderatorja ka qenë e lidhur me Stine shumë vite më parë.

Të njëjtën foto e ka publikuar edhe Grazia e cila si krahas saj shkruan: “Why Not ? Me Rozen ! Na ndiqni te Dielen ? @roza_”.

 

Panorama Plus

© Panoramaplus.al