1 Tetor, 2019

Ish-Miss Shqipëria: “Si e zbulova shtatzaninë përmes një ëndrre”


Ardhja në jetë e një fëmije i gëzon të gjithë. Kështu e ka lumturuar edhe ish-Miss Shqipërinë, Afroviti Gogen e cila tani është në muajin e shtatë të shtatzanisë.

Por ajo që është më intërësante është se si e ka marrë vesh Afroviti, jamin për shtatzaninë e saj.

E ftuar në ‘Ftesë në pesë’, bukuroshja shqiptare ka rrëfyer se lajmin e bukur e mori përmes ëndrrës së saj të çuditshme.

 “Momentin kur e mora vesh kam qenë vetëm me mamin tim. Ka qenë ora 12 e natës. Në fakt kisha një ndjesi, sepse kisha parë një ëndërr 10 ditë para se të bëja testin e shtazënisë. Kisha parë një ëndërr sikur nga kërthiza ime dilte një lule lotusi dhe jam zgjuar nga ëndrra më barkun e mpirë”- u shpreh Goge.

Afroviti do të sjellë në jetë një djalë, emrin e të cilit ja ka vënë përpara se vogëlushi të vijë në jetë. Emri që ish miss-i ka menduar vite më parë për fëmijën e saj do të jetë David.

© Panoramaplus.al