
Ajo është modele dhe këngëtare me origjinë nga Pogradeci, por jeton në Prishtinë. Ish-Miss Pogradeci, Maria, e ftuar në ‘Zonë e Lirë”, ka treguar se ka shkuar të jetojë me babain pas ndarjes, por nuk ka preferuar të flasë më për këtë temë.

“Unë mblodha vajzat më të bukura të Pogradecit, kam pasur konkurrente të forta, por fituesja dola unë. Kushërira ime mori vendin e tretë tek Miss Shqipëria. Kjo fitore ka qenë një shtysë dhe për karrierën time që nisa si këngëtare. Kisha dëshirë të këndoja, por s’kisha studio”, ka thënë Maria.
Ajo ka tre vite që jeton në Prishtinë. “Ishte një event bukurie që filloi në Lezhë, fitova një çmim, shkova në Ferizaj, mora pjesë në sfilata. Pastaj njoha njerëz të rinj dhe u përshtata, merrem me muzikë”, ka thënë Maria, ndërsa ka thënë se s’ka qenë ndonjëherë e dashuruar dhe është beqare. Gjithashtu, ajo ka aktruar në një shfaqje, por e ka lënë për t’u fokusuar tek muzika. Më poshtë mund të dëgjoni klipin e saj të ri, që quhet “Kur jena bashkë”. /zoneelire
© Panoramaplus.al
