Ish-konkurrentja e “Për’puthen 1”, Ina Kollcaku i është nënshtruar një operacioni të vështirë dhe këtë e ka zbuluar ditën e djeshme.

Gjatë një lidhjeje me “Skype” në “E Diell”, Ina tregoi se për shkak të një mase tumorale që iu konstatua në gjoksin e djathtë, iu desh t’i nënshtrohej një operacioni delikat.

Ajo tha se tashmë ndodhet në shtëpi dhe se është në periudhën e rikuperimit dhe se është mirë.

Pas përfundimit të “Për’puthen”, Ina u bë pjesë e “Top Channel”, ku shfaqet bashkë me Ed Manushin në “Rrethi Katror”.

Por prej disa javësh, ajo mungoi në ekran dhe vetëm ditën e djeshme u zbulua arsyeja e rëndësishme që fshihej pas kësaj.

Ina doli e përputhur me Gerin nga programi i dashurisë, por pas disa kohësh dyshja i dhanë und lidhjes dhe mbetën miq të mirë.


