8 Tetor, 2021

“Ish i dashuri më la se nëna e tij s’donte nuse katunare dhe…”/ Fifi flet për lidhjen e saj të parë, këngëtarja shfaq probleme shëndetësore në “Big Brother VIP”


Fifi zbuloi dje një detaj nga jeta e saj personale gjatë kohës që po diskutonte me banorët e tjerë të “Big Brother VIP”. Secili prej tyre po jepte mendimin e tij se si duhet të veprojë mashkulli në rast se nëna nuk e pranon vazjën që ai ka zgjedhur për të kaluar jetën.

fifi (3)

Në një moment, Fifi zbuloi se ish i dashuri i saj i parë ishte ndarë nga këngëtarja pikërisht se nëna e tij nuk e pëlqente atë. Teksa po fliste në dhomën e rrëfimit, 27-vjeçarja tha:

Mua më ka thënë ish-i dashuri im i parë ‘po më thotë nëna: ‘Zgjidh mua ose atë. ‘Pse? Sepse ajo është katunare e Ferizajt dhe është këngëtare dhe unë s’e dua nusen as këngëtare, as katunare”.

fifi (1)

Këngëtarja shqetësoi edhe disa konkurrentë mbrëmjen e djeshme, sepse nuk ndihej mirë. Në videon e publikuar në profilin zyrtar të “Big Brother VIP”, Fifi shfaqet e shtrirë në shtrat, duke qarë dhe shumë e shqetësuar, teksa Arjola Demiri i afron disa ilaçe dhe vitamina për të qetësuar dhimbjen e stomakut që ajo kishte.

Kam pak probleme me stomakun. Hëngra kokoshka dhe misri me kripë nuk më bëri mirë”,- tha këngëtarja.

Nuk ke temperaturë. Je shumë mirë kështu mos u shqetëso”,- iu përgjigj Arjola.

Fatmirësisht, ky shqetësim nuk e rrezikoi shëndetin e saj dhe gjendja shëndetësore u stabilizua.

fifi (11) fifi (9) fifi (6) fifi (4) fifi (2) fifi (1)

© Panoramaplus.al