8 Nëntor, 2021

Ish-i dashuri e nxori zbuluar, konkurrentja e “Për’puthen” reagon në rrjete sociale: Kam bërë gabime, për dy muaj…


Konkurrentja e “Për’puthen”, Alvisa Qarri kërkoi të largohej nga emisioni i dashurisë gjatë natës së “Prime-t”, pasi ish i dashuri i saj, Hysen Ramaj bëri publike disa incizime. Sipas tij, Alvisa ka qenë e lidhur me të gjatë gjithë kohës dhe me djemtë e tjerë ka dalë vetëm për lojë, sepse dëshironte që të bëhej e famshme.

alvisa qarri, hyseni, bashkimi (3)

Hyseni tha se vendosi që të tregojë të gjithë të vërtetën e historisë së tyre, pasi e kapi mat Alvisën në shtëpinë e Bashkim Saitit, ku kaloi dy netë. Ish-konkurrenti shtoi se tradhtia e bëri që të rikthehej në emision, edhe pse në një lidhje “Skype”, për ta nxjerrë Qarrin nga programi, sepse sipas tij, ajo po bënte një lojë të pisët.

Nga ana tjetër, Alvisa tha se i ka folur qetë dhe me të mira Hysenit, sepse kishte frikë nga ai. Qarri zbuloi se prej kohësh ai e kërcënon dhe madje kur kanë qenë të lidhur, ai e ka dhunuar. Ajo i tregoi Bora Zemanit në studio disa nga fotot, ku kishte shenja dhune, por nuk i tregoi para kamerave. Për këtë gjë, Huseni tha se ka dëmtuar vetë veten, pasi ai nuk e ka prekur kurrë.

alvisa qarri, hyseni, bashkimi (4)

Pas kësaj nate plot tensione, Alvisa ka realizuar një video live me ndjekësit në Instagram, ku i ka kërkuar publikisht falje Bashkimit, me të cilin ishte gati të dilte e përputhur nga programi i dashurisë.

E ndjej të nevojshme publikisht t’i kërkoj falje Bashkimit, sepse ndodhet në një situatë shumë të vështirë për fajin tim. E di që kam bërë gabime, e di që nuk kam qenë shumë transparente këto dy muaj me të, por për arsyet që ju i dini. Gjithsesi ja lëmë kohës.

Shpresoj që çdo gjë me kohën të qartësohet. Dhe 90 për qind prej jush e dinë pëlqimin e fortë që kam unë për të. Dhe e vetmja arsye pse jam rikthyer të enjten në emision ka qenë ai. Dhe fakti pse unë kam vazhduar disa kohë më tepër nga ç’kam dasht në emision, ka qenë vetëm ai. Gjithsesi koha do të tregojë çdo lloj gjëje.”,- tha Alvisa.

alvisa qarri, hyseni, bashkimi (1)

Ndërkohë, gjatë kohës që Hyseni tregonte incizimet, Bashkimi tha se nuk ka qenë në dijeni të asgjëje dhe se ndihet shumë keq që gjendet në këtë mes.

Alvisa u shpreh gjatë natës së “Prime-t: “Nuk e kam mohuar që kam pasur kontakt. Jam munduar me të gjithë forcën time që të mos hynte këtu. Që kur ka hyrë ai, kam qenë shumë keq dhe kam bërë çmos që të mos hyj në emision. Jam përpjekur ta zgjidh me konsensus. Është e qartë që nëse do të doja atë, nuk do të takoja Bashkimin.

alvisa qarri, hyseni, bashkimi (6)

Unë kam 2 javë që flas ditë e natë me Bashkimin. Hyseni më ka çarë gomat e makinës më ka kërcënuar. Dua të marr celularin dhe të nxjerr të gjithë shenjat. Nuk mund ta dua një njeri të tillë. Do jua tregoj çfarë më ka bërë ai lloj mashkulli. Se çfarë më ka bërë ai mua, e di shpirti im çfarë ka hequr. Gjithçka që kam bërë me ty i kam bërë që të mos më kërcënoje e të mos më keqtrajtoje”.

Ndërkaq, Hyseni tha: “Do gërvishtësh veten sikur kam përdorur unë dhunë, ose e ke bërë sot, ose do e bësh tani”.

alvisa qarri, hyseni, bashkimi (8) alvisa qarri, hyseni, bashkimi (9)alvisa qarri, hyseni, bashkimi (2)

© Panoramaplus.al