5 Shtator, 2022

Ish-e dashura ruse e Don Xhon nis historinë e re, por ka edhe një mesazh për reperin


Fansat duket se nuk kanë ndërmend të lënë pas historinë e dashurisë mes Don Xhon dhe modeles ruse. Modelja ruse Ariana Lirey ka nisur një lidhje të re dashurie, por të gjithë vazhdojnë ta lidhin emrin e saj me Don Xhonin.

Një media ka publikuar një lajm me titull “Ish-e dashura e Don Xhonit nuk i ndal provokimet, ndan poza intime krah partnerit të ri” dhe kjo ka bërë që modelja të reagojë. Ajo e ka publikuar lajmin në “Instastory” dhe ka sqaruar se historia e tyre ka përfunduar.

“Për mua kjo histori ka përfunduar. Ju lutem mos e lidhni emrin tim me Xhonatanin! Faleminderit të dashura media!”, ka shkruar Ariana në “Instastory”.

Ariana dhe Don Xhoni bënë bujë të madhe me ndarjen e tyre pas deklaratave dhe akuzave që bënë publikisht ndaj njëri-tjetrit. Pas ndarjes nga modelja ruse, u raportua se reperi mund të jetë në një flirt me ish-miss Serbia, Tia Alkerdi. Teksa nuk ka asnjë reagim nga Don Xhoni, lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”.

Pas disa akuzave nga Ariana, reagoi gjithashtu edhe reperi, i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë. Reperi gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë. Nga ana tjetër, modelja ruse iu kundërpërgjigj duke i thënë se do t’i binte maska e djalit të mirë.

Disa ditë më vonë, ishi i Don Xhonit, reagoi sërish në ‘stoy’ dhe u shpreh se u nda me reperin pasi janë të ndryshëm nga njëritjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e ka marrë ajo.

“Faleminderit për fjalimin prekës, por që të dy e dimë shumë mirë përse e shkruajte. Je mësuar të kesh dashurinë e të gjithëve, kështu që mbaje. Ti bën muzikë të mirë, por ‘maska e djalit të mirë’ do të dalë përsëri. Faleminderit për të gjitha dhe lamtumirë”, shkroi Ariana.

Ariana Lirey deklaroi në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj se po mendon të vazhdojë jetën e saj pa Don Xhonin dhe se ndarjen me të nuk e ka kaluar lehtë. Ajo rrëfeu se tashmë nuk mund të dashurojë më dikë, ndërsa shtoi se nuk ka plane për martesë apo lidhje, por do të dëshironte të kishte një fëmijë. “A beson në dashuri? Do të doje të martoheshe?”, e pyeti ndjekësi. “Ekziston dashuria 100%. Kam dashuruar dhe është një ndjenjë e mrekullueshme. Por unë jam bërë për këtë. Kam humbur aftësinë për të dashuruar dikë. Nuk kam nevojë për një bashkëshort, nuk kam nevojë për një lidhje. Plani im i vetëm është të kem një fëmijë”, shkroi modelja krahas një fotoje të këmbëve të një fëmije.

 

© Panoramaplus.al