7 Korrik, 2023

Ish e dashura e reperit të njohur, fejohet me miliarderin e famshëm Brandon Davis


Ish e dashura e reperit të njohur G-Eazy, Ashley Benson së fundmi ka zyrtarizuar lidhjen e saj me fejesë me Brandon Davis.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë aktorja e “Pretty Little Liars”, përmes një portimi në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar një foto në InstaStory, ku ka treguar unazën e saj të fejesës e cila shkëlqente në gishtin e saj.

“Dashuria e jetës sime”, ka shkruar Ashley krahas fotos.

Ndërsa në foton e dytë që postoi ajo duke folur në videocall me partnernerin dhe miqtë e saj, fytyra e aktorës shkëlqente nga lumturia.

Kujtojmë që çifti u lidhën së bashku në janar të këtij viti, teksa një burim i afërt me dyshën tha për revistën People se ata janë shumë të lumtur krah  njëri-tjetrit.

Ata kanë shumë miq të përbashkët dhe janë të dy njerëz super argëtues dhe shumë social”,-tha një burim për People në shkurt.

 

© Panoramaplus.al