Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku bëhet sërish nënë. Ajo ka ndarë me gjithë miqtë e saj në “Instagram” lajmin e mirë për ardhjen në jetë të birit që e ka pagëzuar me emrin Dren.
Tabaku ka dy vajza binjake, Arba dhe Iris, që tashmë janë bëreë edhe me një vëlla të vogël.

“Dje pak pas mesdite erdhi në jetë Dren Sallaku. Arba dhe Iris janë shumë të lumtura për vëllackon e vogël. Mami Jorida dhe babi Saimir më shumë se të lumtur për mrekullinë e vogël që i shtohet familjes tonë!’, shkruan ish-deputetja Jorida Tabaku në postimin e saj.
© Panoramaplus.al

