20 Korrik, 2022

Ish-banorja e “Big Brother Vip” sqaron një herë e mirë të vërtetën e martesës së shumëpëfolur: Më kërkuan një dasëm dhe e bëra, pastaj… lashë burrin


Edhe pse qëndroi pak kohë në formatin “Big Brother Vip”, Xheisara Frisku mori shumë vëmendje, jo vetëm për lojën e saj në reality-show por edhe për jetën e saj private.

Ajo i bëri lëmsh të gjithë me historinë e saj të martesës, ku në intervista të ndryshme ish-banorja jepte deklarata të ndryshme. Së fundmi ajo ka folur një herë e mirë në lidhje me jetën e saj private, duke theksuar se tani është beqare. Sa i përket martesës së shumëpërfolur, Xheisara tha se gjërat nuk shkuan mirë mes saj dhe partnerit dhe vendosën të ndahen.

“Më kërkuan një dasëm, e bëra dhe kur mbaroi dasma e lashë burrin. Ata nuk më thanë gjej një burrë, më thanë bëj një dasëm dhe pastaj hëngra derrin do dilja do flisja për dasmën se ç’do bëja unë. Martesa ime bën gati një vit dhe unë s’kam bërë asnjë gjë që të kem vëmendje. S’kam një gotë verë që t’ia kisha bërë atij burrit tim gëzuar. Jemi ndarë, jemi ndarë. Kemi marrëdhënie shumë të mira, jemi shokë, nuk eci mirë gjëja dhe u ndamë”- tha ajo gjatë një interviste për “Natë me Aulonën.”

Ndër të tjera ajo foli edhe për karrierën e saj, duke theksuar se ka arritur aty ku është me shumë punë. Ajo shtoi se ka edhe të tjerë që “i bien shkurt” drejt rrugës së famës. E pyetur nga moderatorja se çfarë nënkupton me këtë deklaratë ajo tha: “Na ofrohen shumë gjëra në këmbim të famës. Nëse ti e pranon kjo është një sfidë që ti e bën më veten. Mund të ketë humbje dhe fitim. Ashtu siç mund të ketë që vjen një moment që ti rrëzohesh dhe zhgënjimi është më i madh por mund të ngrihesh dhe të kapësh gjënë që ti ke dashur thjesht nuk do ta kuptosh tjetrin që ka bërë gjysmën e asaj që ti e kishe gati. Në momente nervash e kam thënë (që do ta bë edhe unë), por nuk e bëj dot. Jam shumë krenare për veten dhe jam e pavarur”

© Panoramaplus.al