Ish-konkurrentja e “Big Brother Albania”, Xheni Mhillaj, ka festuar një ditë më parë 24-vjetorin e lindjes.

Urimet për Xhenin kanë qenë të shumta, që nga miqtë, të afërm dhe fansat. Madje ajo ka vendosur që t’i publikojë të gjitha në “Instastory”.

Por surprizën më të bukur e të madhe, Xheni e ka marrë nga i dashuri i saj. Nga postimet në rrjetet sociale, vihet re se ai kishte përgatitur një darkë shumë romantike me drita e qirinj.

E përveç arushit me trëndafila të kuq, i ka dhuruar edhe një unazë me gur diamanti. Mjaft e lumtur nga kjo surprizë, ish-banorja e “Big Brother” ka vendosur që dhuratën ta ndajë edhe me ndjekësit e saj, duke treguar se kishte thënë “Po”.

“Të dua! Ditëlindja ime. Po”-, shkruan ajokrahas fotos ku tregon unazën në gisht, ndërkohë që dorën ia mbante i dashuri, emri i të cilit ende nuk dihet.

Më herët Xheni ka folur për të dashurin e saj, duke konfirmuar se është në një lidhje dhe mashkulli në fjalë është shqiptar.


