5 Shkurt, 2022

Ish-banori i Big Brother nxjerr zbuluar Einxhel Shkirën, ja si qëndron e vërteta e aksidentit të moderatores


Debati mes Einxhel Shkirës dhe Donald Veshajt që nisi në spektaklin e së martës ku moderatorja e akuzoi aktorin e humorit se ai dhe vëllai i tij e kanë hequr nga puna, ka sjellë reagime të shumta në rrjet.

donald-einxhel-anid-kaloti-aksidenti

Donald Veshaj ka deklaruar se Einxhelin e kanë pushuar dhe në shumë vende të tjera, gjë të cilën modelja e mohoi me bindje të plotë. Në lidhje me zanafillën e këtij debati, që deri tani duket se është aksidenti që ka pësuar moderatorja, ka publikuar një detaj tjetër edhe fituesi i Big Brother 6, Anaid Kaloti.

Ai ka postuar dy video në Instastory, ku tregohen dy versione të ndryshme në lidhje me aksidentin e Einxhel Shkirës. Në njërën nga videot është versioni i moderatores ndërsa në tjetrën versioni i shoqes së saj e cila tregoi se ishte dëshmitare e gjithë ngjarjes.

Në videon e parë të publikuar është një pjesë e shkurtër nga debati Einxhel-Donald, ku ky i fundit e pyet për vendin ku ka ndodhur aksidenti:

Donald: Ku e bëre aksidentin?

Einxhel: Te rruga e Kosovarëve.

Donald: Nuk e bëre aty te Komuna afër punës?

Einxhel: Jo te rruga e Kosovarëve e kam bërë. Do thoja edhe përballë çfarë biznesi.

anaid-1

Në videon e dytë pasardhëse është shoqja e moderatores, njëkohësisht edhe dëshmitare e ngjarjes e cila pyetet për vendin ku ka ndodhu aksidenti:

Moderatori: Ku ka ndodhur aksidenit?

Dëshmitarja: Tek Komuna e Parisit afër rrethrrotullimit nëse e keni parasysh. Aty ka ndodhur aksidenti dhe qëndruam goxha gjatë.

anaid-2

Anaid Kaltoi është mjaft aktiv në rrjetet e tija sociale ku komenton shumë situata që ndodhin në Big Brother Vip.

anaid-kaloti

Debati mes dyshes vazhdon ende, madje pas spektaklit të djeshëm moderatorja ka hedhur përsëri akuza të forta ndaj Donaldit ku kësaj herë u shpreh se mbasi të mbarojë spektakli, do ta hedhë në gjyq aktorin e humorit për ‘mashtrim dhe dëmtimin e imazhit’.

Nga ana e tij, Donald Veshaj ka deklaruar se Einxhelin e kanë pushuar dhe në shumë vende të tjera, gjë të cilën modelja e mohoi me bindje të plotë. Gjatë debatit ajo i ‘uroi fitoren’ Donaldit që të ketë mundësinë ‘të lajë borxhet që iu ka personave të tjerë’.

Sipas aktorit ishte Einxheli ajo që u zhduk dhe nuk kishte fytyrë për t’i dalur përpara. Më pas sherri agravoi në ofendime dhe tone të larta, ku moderatorja e quajti aktorin e humorit ‘burracak dhe mashtrues’ ndërsa ky i fundit i tha që ‘fjalën ordinere  ajo e merr dhe e përtyp’.

Gjithashtu moderatorja shpjegoi dhe situatën kur mori mesazhin se ishte e pushuar nga puna dhe se si binjakët i bënë ‘bllok’ në çdo rrjet social.

Pjesë nga debati:

Einxhel: Mua nuk më hequr kurrë njeri përveç teje se nuk kishe lek të më paguaje, mua nuk më ka hequr njeri për këtë të jesh i bindur…

Donaldi: Ik moj se je e ulët shumë…

Einxhel: Në finale ishalla shkon ti të fitosh atë 100 mijë euroshin që të lash lekët që nuk i ke paguar njerëzve. Biles në qoftë se fiton ndonjëri nga ju jepini ndonjë lek ta ndihmoni…

Donaldi: Do të të jap një 20 mijë leksh ta kesh. Se kur u zhduke nuk kishe cipë në fytyrë të me dilje përpara…

Einxhel: Unë kam mesazhet o burracak…

Donaldi: Përse unë nuk i kam mesazhet nuk i kam fotot. Do të ta them diçka, ti fjalën ordinere e merr edhe e përtyp…

Einxhel: Ika në Afrikë për bukën e gojës, për leket që nuk më dhe ti. Kokrra e mashtruesit! Mesazhi i largimit nga puna më ka ardhur mbas 4-5 ditësh, jo ditën që unë nuk u paraqita, pas pesë ditësh që nuk më përgjigjeshin. Përveç se justifikimi ishte absurd në lidhje me mua as mungesa e profesionalizmit apo bashkëpunimit në grup që nuk besoj që kanë lidhje me mua këto gjëra në fund i kam shkruar ‘Mendoj që keni edhe disa detyrime karshi meje, megjithatë në këtë pikë mesa po shoh nuk ia vlen t’i diskutojmë’.

Nuk kanë lekë mendova dhe po me vinte keq që nuk po dinin si të ma thonin që nuk kanë lekë dhe ma lanë ‘seen’ dhe më bënë  ‘bllok’.

donald- einxhel (2)

© Panoramaplus.al