3 Nëntor, 2022

Ish-banori i “BBVIP” risjell në vëmendje debatin me Iir Shaqirin: Po të kisha kohë do t’i kisha rënë në kokë!


Eltion Merja, ishte një ndër banorët e “Big Brother VIP”, i cili gjatë qëndrimit në shtëpi hodhi disa akuza të rënda ndaj Ilir Shaqirit.

Ai ka treguar një histori të vitit 2021, në të cilën ishte i përfshirë Iliri dhe balerini tregoi se ai nuk e ka mbështetur.

“Nuk më ka pëlqyer situata në Romë kur ke qenë koreografi i muzikalit “Romeo dhe Zhuljeta”, që unë kam qenë në audicion dhe kam ndejt 2 orë e gjysmë në vijë të parë të audicionit dhe ti ke qenë ai që më ke kërkuar, hajde Eltion tregoja edhe të tjerëve si bëhet dhe si përfundim s’më zgjodhe që të isha kast i balerinëve profesionistë te “Romeo dhe Zhuljeta”.”- tregoi ai asokohe.

Së fundmi Eltioni ishte i ftuar në ‘Pardon My French’ ku u pyet përse nuk ia tha Shaqirit të vërtetën për të cilën hyri në ‘BBVIP’.

Sipas balerinit arsyeja ishte e qartë që tek audicionet dhe theksoi se koha e tij ishte e limituar në shtëpi.

“Unë brenda thashë shumë gjëra. Ato që thashë unë dolën edhe jashtë ‘Big’-ut më pas, siç është shoqëria me Sabianin apo edhe me Tanin. Ai doli në origjinë me pak fjalë. Për sa i përket pjesës së audicionit mendoj u bë e qartë. E vërteta ka dalë sigurisht. Unë nuk kam folur më pas sepse nuk e kam përballë. Kur isha brenda i thashë. Unë nuk ngrihem nga hiç-i sidomos për të tilla gjëra.

Ai ishte një program ku ti duhet të shprehje eksperienca personale. Ça kisha për të thënë e thashë. Unë jam gjithmonë kundër rrymës. Unë i kam kthyer çdokujt përgjigje. Koha ime aty ishte e limituar dhe unë do të dilja me shpatë në dorë jo vetëm kundrejt Ilirit por me këdo që mund të kisha ndonjë gjë. Po të kisha kohë do t’i kisha rënë në kokë”– u shpreh ai.

© Panoramaplus.al