Pasi ironizoi për ditë me radhë mediat që raportuan se ajo është në pritje të ëmbël, Einxhel Shkira ka konfirmuar për herë të parë se në fakt lajmet ishin të vërteta.

Moderatorja konfirmoi se është në pritje të ëmbël përmes një videoje të postuar në Instagram, krahas së cilës shkruan: “Kur endrrat behen realitet dhe realiteti eshte me i bukur se do enderr ne jete.….Kur e do aq shume jeten sa toka te duket si parajse dhe ti po qendron mbi re… Kur ti gjen ate shpirtin binjak dhe Zoti buzeqesh sepse e di qe eshte momenti te te bekoj me dhuraten me hyjnore…Kur thjeshte nje prekje dore kthehet ne nje prekje Jete…..dhe ne mezi po presim tet prekim duart e tua te vogla…”
View this post on Instagram
Më herët janë publikuar edhe foto të moderatores me barkun e rrumbullakosur por moderatorja nuk e pranoi asnjëherë shtatzëninë madje reagoi me statuse ironike pas publikimit të lajmeve dhe fotove.

Në një status në Twitter, ish-banorja e “Bug Brother Vip” shkruan: “Një ditë do flas dhe do vë shumë pika mbi “i”… Atë ditë shumë njerëz do pendohen që janë ngatërruar me personin e gabuar”, pa dhënë asnjë detaj më shumë.

Ajo është fotografuar nga “Vipat e Bllokut” gjatë një ecje me Dj Dagz. Edhe pse kishte vendosur syze dhe kapele nuk i ka shpëtuar syrit të njerëzve që e kanë identifikuar menjëherë. Ish-banorja e “Big Brother VIP” u pa e veshur me të gjëra në mënyrë që të kamuflojë shtatzëninë por gjithsesi barku i rrumbullakosur është tashmë i dukshëm.
Disa javë më parë “Prive” raportoi se Einxhel do bëhet nënë për herë të parë dhe se ishte në javën e 16 të shtatzënisë. Ish-banorja e BBV publikoi disa fragmente të shkëputura nga filmi “14 vjeç dhëndër”, ku familjarët zbuluan se Marigoja nuk ishte në pritje të një fëmije me Gjinon, ashtu siç pretendonte, por pas kësaj problemi ishte se “bota” nuk do ta besonte se gjithçka ishte një gënjeshtër e nuses së shtëpisë.
© Panoramaplus.al
