29 Maj, 2021

Ironia e jetës/ Familja bën përpjekje të madhe për të shpëtuar brejtësin nga gropa, por fati i tij ishte tragjik (Video)


Një familje braziliane bëri shumë përpjekje për të shpëtuar një kavie të egër. Siç shihet nga videoja, specia e vogël kapet me vështirësi nga gruaja brenda gropës së madhe, ndërsa sipër janë fëmijët që shohin me kuriozitet.

kav

Por, kur gruaja e quajtur Juliane arrin ta kapë më në fund brejtësin, ngjitet nga shkallët për ta lënë në jetën e egër.

Si vetëtima, qeni i familjes hidhet me furi dhe kap kafshën duke e ngrënë.

Qeni mbërthen brejtësin në nofullat e tij dhe i jep një tundje të egër përpara se të ikë i ndjekur nga Juliane dhe vajzat e saj që bërtasin. Pamjet u postuan në TikTok pas incidentit të hënën.

Brejtësi besohet të ketë qenë një Cavia aperea, i cili gjendet në të gjithë Amerikën e Jugut dhe është një specie e zakonshme me një popullsi të qëndrueshme.

© Panoramaplus.al