1 Nëntor, 2019

Irma Libohova zbulon se cila ështe rivalja e saj në ‘Festivalin e RTSH-së’


Ajo është këngëtare e njohur dhe e pëlqyer për publikun shqiptar. Së fundmi, Irma Libohova ka qenë e ftuar në emisionin ‘Këndo këngën time’ ku ndër të tjera ka folur për rivalitetin që këngëtarja pa patur gjatë karrierës së saj në skenë.

 

Irma tregoi se gjatë viteve ’80 në ‘Festivalin e Këngës’, konkurrentja e saj ishte këngëtarja Parashqevi Simaku.

Sipas këngëtares, edhe më përpara ka katur konkurrencë por jo në nivele kaq të ashpra, të egra dhe të dukshme.

“Nëse këngëtarët kanë bërë hite, ky është rivaliteti dhe sfida më e madhe dhe mendoj që duhet të kenë pasur pretendim për veten.

Nuk e përcaktonim ne rivalitetin, por ishin njerëzit. Mua shpesh herë më kanë ardhur fjalë që në familjen tonë përshembull një pjesë ishte me Parashqevi Simakun, një pjesë ishte me mua edhe gjithmonë ziheshin në finalet e festivalit se o do ta marri çmimin Irma ose do ta marri çmimin Parashqevia. Gjithmonë është mirë të kesh rivalitet sepse ka qenë konkurrencë e shëndetshme’, ka thënë këngëtarja.

Irma tha gjithashtu se për të, ky festival ka patur rëndësi shumë të madhe dhe pjesëmarrja në festival ishte kulmi.

 

© Panoramaplus.al