29 Gusht, 2022

Pas tre vitesh të ndarë, Irina Shayk dhe Bradley Cooper ribashkohen sërish? Dyshja “arratisen” së bashku në ishullin tropikal


Bradley Cooper dhe Irina Shayk po shijojnë për herë të parë pushimet në ishullin tropikal që pas ndarjes së tyre në vitin 2019.

Modelja, ndau fotot në Instagramin e saj nga pushimet tropikale ku shfaqej krah aktorit. Shayk pozoi e shtrirë në rërë pranë një derri, ndërsa kishte veshur bikini shumëngjyrëshe.

Në fotot e tjera aktorja dukej e qeshur pranë ish-partnerit ndërsa ushqenin disa kafshë. Gjithashtu Irina dukej goxha e afërt me Bradleyn teksa mbështeste kokën mbi shpatullën e tij.

Modelja dhe aktori janë prindër të një vajze 5-vjeçare, Lea De Seine. Vogëlushja nuk u pa në fotot e publikuara. Ish-çifti kanë ruajtur raporte të mira që nga ndarja e tyre, madje janë parë të kapur për dore nëpër rrugët e New York City.

Irina së fundmi pati një romancë me Kanye West vitin e kaluar, por që nuk zgjati shumë. Pavarësisht zërave, një burim tha për PEOPLE se romanca mes Irina dhe Kanye ‘nuk ka qenë kurrë një gjë serioze’.

Burimet thanë: “Kanye ka qenë i zënë duke punuar dhe duke kaluar kohë me fëmijët e tij. Ky është fokusi i tij. Ai nuk ka kohë të dalë me dikë tani. Megjithatë, ata mbeten miq.’

Ndërkohë, përflitet se Bradley është në lidhje me Huma Abedin, një ish ndihmëse e Hillary Clinton. Një burim i brendshëm i konfirmuar për PageSix, Bradley dhe Huma kanë qenë në lidhje të fshehtë për muaj të tërë pasi Cooper u nda me aktoren Diana Argon.

© Panoramaplus.al