19 Shkurt, 2022

Inva Mula reagon për fitoren e Ilirit: I edukuar që në djep me principet e punës dhe sakrificës


Dita e sotme ka nisur me urime për fituesin e Big Brother Vip. Balerini shqiptar i famshëm në Itali, ia ka dal të marrë cmimin e madh pas 136 ditësh lojë.

Edhe sopranoja Inva Mula e ka uruar Ilirin për fitoren në këtë reality. “Ilir Shaqiri nuk eshte rastesi dhe produkt i “reality shoë”. Eshte bir i dy artisteve te shquar Mukades Erebara dhe Estref Shaqiri te cilet e kane edukuar qe ne djep me principe te punes, sakrifices per artin dhe te edukates qytetare! Bravo Ilir dhe gjithe artisteve te vertete kudo jane”, ka shkruar Inva në rrjetet sociale.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, ajo ishte pjesë e suprizës për fituesin e spektaklit. Në skenën e teatrit të Operas dhe Baletit, ajo interpretoi live, teksa balerini dhe nëna e tij interpretuan në skenë. I vetmi publik i shfaqjes ishte babai i balerinit, që nuk i fshehu dot lotët përgjatë performancës.

© Panoramaplus.al