23 Gusht, 2022

“Inspirimi” Dua Lipa! Nisma e veçantë e fansave të ylli të popit në ditëlindjen e 27-të të saj (FOTO)


Padyshim mund të themi se Dua Lipa është me shumë fat.

Ylli i popit ditën e djeshme festoi 27-vjetorin e lindjes. Pas disa ditëve në bregdetin shqiptar, ajo udhëtoi drejt Spanjës ku festoi së bashku me miqtë e saj në Ibiza.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by PANORAMA PLUS (@panorama.plus)

Në këtë ditë të veçantë për të, fansat virtual të autores së hitit “Be the One” i kanë bërë një dhuratë shumë domethënëse. Ato janë mbledhur dhe kanë grumbulluar mbi një mijë dollarë. Më e veçantë është kauza për të cilën ato i kanë mbledhur këto para.

Fansat e Duas i kanë dhuruar te ardhurat e mbledhura për strehimoren e qenve të Prishtinës si dhe “Animal Rescue Albania”, një organizatë joqeveritare me bazë në Tiranë që ka qëllim të ngjashëm, të shpëtojë nga abuzimi mijëra kafshë të braktisura e të keqtrajtuara.

“E dashur Dua! Gëzuar ditëlindjen. Së pari të urojmë lumturi në këtë ditë të veçantë. Meqë ti bëre 27 vjeç ne duam të të bëjmë një dhuratë të vogël. Si grup fansash kemi mbledhur 1,164 dollarë dhe kemi bërë një dhurim në emrin tënd për strehimoren e qenve të Prishtinës si dhe “Animal Rescue Albania”.

Jemi krenarë për ty dhe ky është vetëm një gjest i vogël për të treguar dashurinë tonë. Gëzuar ditëlindjen, të duam shumë,”-shkruhet në postimin e fansave të Dua Lipës në Instagram.

Mbetet për tu parë nëse Dua do rikthehet në vendin tonë pasi fundjavën tjetër mbahet ‘Sunny Hill Festival’. Ndryshe nga sa bëri në Kosovë duket se këtë herë Dua nuk do performojë në Tiranë. Fedez, Action Bronson, Stormzy, Hardwell dhe Afrojack janë 5 artistët kryesorë që do shoqërohen nga Dj dhe këngëtar shqiptarë.

© Panoramaplus.al