31 Gusht, 2023

“Inskenimi mund të…”- Publikoi video duke gatuar, Dua Lipa “akuzohet” nga fansat për mashtrim (Foto)


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa së fundmi është kritikuar në rrjet nga ndjekësit e saj.

Ajo ka postuar në Instagram një video duke gatuar karkaleca deti gjatë një festë, ndërsa fansat vënë re se zgara nuk ishte e ndezur, teksa sipas tyre artistja po gënjente sepse çdo gjë ishte e inskenuar.

Ndonëse misioni i saj dështoi mesa duket qëllimi i këngëtares ka qenë që të tregojë se ajo është një vajzë për shtëpi dhe din të gatuaj.

Menjëherë pas veprimit, Dua ka marrë një mori komentesh nga fansat të cilëve nuk iu ka pëlqyer aspak veprimi i saj.

“Nuk duket se ka ndonjë zjarr poshtë tij. Inskenimi mund të kishte qenë shumë më i mirë.”– shkroi një fans.

Ndërsa një tjetër shtoi: “Është shumë e mrekullueshme të rrotullosh një karkalec që as nuk është duke u gatuar.’”

 “Të rrokullisësh një karkalec që as nuk gatuhet, çmenduri.“- ka komentuar një tjetër.

© Panoramaplus.al