Publikimi i flamurit të Shqipërisë së Madhe nga Dua Lipa ka ndezur debat të madh në Serbi.
Shumë serbë reaguan keq ndaj postimit të këngëtares, mes tyre edhe ish-gruaja e kriminelit Arkan.

Këngëtarja e muzikës turbo folk Svetlana Razhnatoviq, e njohur si “Ceca”, reagoi ashpër ndaj Dua Lipës.
Në një intervistë për “Alo”, Cecës iu kërkua që të komentojë se çfarë mendonte për publikimin e flamurit etnik nga këngëtarja shqiptare.
“Unë nuk do të harxhoj fjalët për një injorante që nuk i di faktet historike. Gjithë çfarë duhet t’i them asaj është: Vogëlushe, rri mirë!”– tha ajo.

Pak ditë më parë Dua Lipa publikoi foton flamurit të Shqipërisë etnik që u valvit në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.
Këngëtarja sqaroi se nuk dëshironte të nxiste urrejtje por që Kosova të përfaqësohej në hartë dhe të kishte mundësi për të folur me krenari për vendin e saj mëmë.
Ajo shtoi se gjithmonë është përballur me një rezistencë të egër kur ka folur për idene e një kulturë autentike kosovare.

“Postimi im i mëparshëm nuk kishte për qëllimin që të nxiste urrejtje. Më trishton dhe më nervozon fakti që postimi im është keqinterpretuar nga disa grupe dhe individë që promovojnë përçarje etnike, diçka që unë e refuzoj.
Gjithmonë kur unë postoj për Kosovën, rrjetet e mia sociale bombardohen, edhe nëse është diçka që mund të ketë lidhje me ushqimin apo muzikën dhe jam përballur me një rezistencë të egër ndaj një ideje për një kulturë autentike kosovare.
Ne të gjithë meritojmë të jemi krenar për etninë tonë dhe nga vijmë. Unë thjesht dua që vendi im të përfaqësohet në hartë dhe të jem e aftë të flasë me krenari për vendin mëmë. Unë inkurajoj këdo që të përqafojë trashëgiminë e tij dhe të dëgjojë e mësojë nga të tjerët. Paqe, dashuri dhe respekt për të gjithë. Dua X”- shkroi Dua Lipa.
/Panoramaplus.al


